BallinaRegjionaleDrenasPastrohet parku në fshatin Gllobar (FOTO)

Pastrohet parku në fshatin Gllobar (FOTO)

Të ngjajshme

Disa qytetarë vullnetar të Komunës së Drenasit, gjatë vikendit kanë marr aksion për pastrimin e gjelbërimit tek pishat në Kamenicë të fshatit Gllobar.

Ky aksion i qytetarëve ka ndikuar në përmirësimin e ambientit të parkut dhe Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, falënderon qytetarët aktiv për këtë aksion dhe inkurajon të gjithë qytetarët të marrin aksione të tilla vullnetare në vendbanimet e tyre për t’u përkujdesur për ambientin që na rrethon.

Në kuadër të pastrimit të pishave, është bërë prerja e barishtave në këtë pjesë, po ashtu janë vendosur edhe disa karrige dhe tavolina për vizitorët.

Komuna e Drenasit këtë vit, ka projekt për rregullimin e stazave/shtigjeve për ecje për të krijuar një park të shfrytëzueshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ftojmë personat që vizitojnë këtë park, të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina, sepse me një ambient të pastër, ruhet edhe shëndeti ynë.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz