back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeReagon zëvendësministrja serbe ndaj Musliut: Drejto punët në parlament, mos u merr...

Reagon zëvendësministrja serbe ndaj Musliut: Drejto punët në parlament, mos u merr me mua

Të ngjajshme

Zëvëndësministrja e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe, Vesna Mikic, ka reaguar pas kërkesës së deputetes së Partisë Demokratikë të Kosovës, Ganimete Musliu, për ta shkarkuar atë, transmeton Gazeta Metro.

Mikic ka thënë se është e drejta e saj që të shpreh opinionin dhe pozicionin e saj, ndërsa i ka quajtur veprimet e Musliut si të jashtëligjshme.

“Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme që duhet t’i drejtosh në parlament, sesa të shikosh në profilet e të tjerëve në Facebook. Sipas ligjit, Musliut i ndalohet të marrë fotografitë dhe tekstet nga profilet private pa lejen e pronarit.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se zëvëndësministrja e Drejtësisë, dje e quajti intervenimin e NATO’s si një gjenocid i bërë qëllimisht, ku pas kësaj pati reagime të shumëta.

Ndër to ishte dhe deputetja Musliu, e cila e quajti madje edhe ‘ndryësirë’.

“Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar, por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran” , ka shkruar Musliu./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz