BallinaOpinioneSHBA dhe BE kësaj radhe na hyri në hak

SHBA dhe BE kësaj radhe na hyri në hak

Shkruan: Hysni Gashi

Ndonëse institucionet e Kosovës vendosen taks produkteve serbe dhe boshnjake, pasi që këto dy shtete po i vendosin barriera Kosovës ne zhvillimin e saj dhe ne veçanti ne anëtarësimin e saj ne arenën ndërkombëtarë, si duket askujt nuk i interesoj për vuajtjet tona tash e 20-vite.

Kjo u pa kur menjëherë pas vendosjes së taksës u zgjuan presionet nga SHBA-të dhe BE-ja për të penguar Kosovën ne reciprocitetin e saj ekonomik dhe duke mbyllur sytë ndaj padrejtësive që po i behet vendit tonë.

Por ky presion nga BE-ja dhe SHBA-të është i papranueshëm pasi që Kosova nuk është ajo që po i vendos takse e barjera Serbisë, por Serbia është ajo që po pengon Kosovën në të gjitha mekanizmat funksional të saj. Prandaj presioni është dashur të zhvendoset mbi Beogradin dhe assesi mbi Prishtinën sepse kësaj radhe BE-ja dhe SHBA-të po i hynë në hak Kosovës në diçka tepër të rëndësishme për të.

Kosova asnjëherë dhe ne asnjë shtet përreth nuk e ka penguar në realizimin e qëllimeve të tyre shtetërore , madje ka ndihmuar që ato të ecin përpara, prandaj edhe për kundër defekteve që kemi në qeverisje, Kosova ka treguar partneritetin me të mirë ndërkombëtar në raport me problemet në rajon. Kosova eka meritu të jetë shtet prandaj edhe duhet të sillet si shtet dhe të respektohet nga shtetet e fuqishme dhe mike të saj si shtet i pavarur.