BallinaLajmeIsa Mustafa flet për takimin e Hazirit me Lushtakun

Isa Mustafa flet për takimin e Hazirit me Lushtakun

Të ngjajshme

Javë e nxehtë po vjen, temperaturët do të arrijnë deri në 19 gradë

Java që po vjen parashihet me mot të ndryshueshëm,...

“Çdo skuadër mund ta mposhtim”, Granit Xhaka: Kështu të bashkuar, jemi të fortë…!

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj...

Njutoni dhe molla, momenti që ndryshoi shkencën përgjithmonë

Si lindi kjo historia e famshme? Pak histori në shkencë...

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Qarkullimi i një fotografie gjatë ditës së djeshme të një darke mes kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Ukë Rugovës dhe disa personalitete të tjera, ka shtyrë edhe të parin e LDK-së ta komentojë një gjë të tillë.

Në fotografinë në të cilën personalitetet e lartpërmendura shihen duke pirë verë dhe duke ngrënë darkë, i pari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk i takon ta komentojë një gjë të tillë. Tha se është lajmëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri se para dy ditësh ka shkuar në Zvicër në një vizitë familjare.

“Z. Haziri para dy ditësh më dërgoi mesazh që këto ditë do të jenë në Zvicër dhe ai është në Zvicër dhe ka deklaruar se ajo foto nuk është aktuale. Për këtë arsye ai nuk ka qenë këtu”, tha Mustafa. Për këtë dje reagoi edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili tha se nuk është në Kosovë dhe se fotografia nuk është aktuale.

Kujtojmë se Sami Lushtaku ishte kryetar i Skenderajt nga radhët e PDK-së, parti kjo për të cilën Haziri kohë pas kohe jepte kritika.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz