Një banor i fshatit Balaj të Korroticës së Epërme ka shprehur një shqetësim lidhur me furnizimin me ujë të pijes.
Në shqetësimin e tij drejtuar Gazetës Drenica Press, shkruan se kjo është mënyra sesi unë po furnizohem me ujë, në verë dhe dimër.
“Cdo javë duhet të furnizohem në këtë mënyrë që fëmijët e mi të kenë ujë të pijes dhe të pastrohen. Ky nuk është vetëm shqetësim i imi, por i gjithë lagjes Balaj. Pothaujse 70% e fshatit jemi pa ujë të pijës”, shkruan për Drenica Press nga lagja Balaj të Korroticës së Epërme.
Për më shumë, shih fotot dhe videon më poshtë. /Drenica Press/



