Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të premten e ardhshme hytbeja e xhumasë t’i kushthet viktimave të sulmit terrorist në Zelandën e Re në shënjë solidarizimi, transmeton Gazeta Metro.
BIK përmes llogarisë në Facebook ka njoftuar se e premtja do t’i kushtohet parimeve të mësimeve islame për ruajtjen e paqes dhe të mirëbesimit.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që, ditën e premte, 22 mars 2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet parimeve e mësimeve islame për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, mirëbesimit, respektit ndaj tjetrit dhe bashkëjetesës me etni e besime të tjera” thuhet në njoftim.
Nga sulmi terrorist ndaj muslimanëve në xhamitë në Zelandë të Re, mbetën të vdekur rreth 50 persona dhe dhejtra të lënduar.

