back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVrasja në kazino/ Kryeprokurori tregon se pse polici u lirua nga aktakuza...

Vrasja në kazino/ Kryeprokurori tregon se pse polici u lirua nga aktakuza për keqpërdorim seksual

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Rreshteri i policisë Shefki Spahiu, dyshohet se të dielen kreu vrasjen e një 32 vjeçarit në një kazino në Suharekë.

Shefki Spahiu mëngjesin e së dielës derisa përpiqej të kryente një grabitje në një kazino të këtij qyteti, qëlloi me armë duke e lënë të vdekur një punëtor të këtij lokali.

Viktima 32 vjeçar kishte arritur ta identifikonte atë para se të qëllohej me armë.

Ai është ndaluar për 48 orë deri në marrjen e një mase tjetër nga Gjykata.

Përveç akuzes për vrasje, Spahiu para tri vitesh ishte akuzuar nga prokuroria edhe për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Ballkani.info, kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren Admir Shala.

Ai tha se Spahiu ka pasur një aktakuzë para tri viteve, lidhur me rastin ku ishte i dyshuar për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura, por që ky i fundit është liruar për shkak të mungesës së provave.

“ Para tri viteve ka pasur një aktakuzë si dyshuar për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura, por gjykatan e ka liruar nga akuzat për shkak të mungesës së provave. Gjykata e Apelit e ka shpallur lirimin e tij , ka thënë Shala për Ballkani.info./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz