back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGrabitje me armë në parkingun e një qendre tregtare, lëndohen dy persona

Grabitje me armë në parkingun e një qendre tregtare, lëndohen dy persona

Të ngjajshme

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...

KESCO kërkon bashkëpunimin e konsumatorëve për kursimin e energjisë elektrike

Sipas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut...
- Advertisement -

Një grabitje me armë ka ndodhur sot në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale Prishtinë-Fushë-Kosovë, ku si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona.

- Advertisement -

Rasti ën fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se sot me datë 17.03.2019 rreth orës 14:10 është pranuar informata për një “Grabitje”, në një parking të një qendre tregtare, zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Njësitë relevante policore kanë dal në lokacion dhe sipas informatave preliminare dyshohet se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armeve të shkurta kanë grabitur punëtorët e sigurimit të qendrës tregtare të cilët në ato momente kanë qenë në parking duke bërë transportimin e parave, dhe me veturën Mitsubishi Pajero, ngjyrë e gjelbër, pa targa, të dyshuarit kane ikur në drejtim të panjohur”,ka thënë për Indeksonline,Daut Hoxha.

 

 

Tutje i njëjti ka shtuar se dy viktimat, meshkuj kanë marrë trajtimin mjekësor për lëndime të lehta që dyshohet se i kanë pësuar si pasojë e goditjeve gjatë grabitjes dhe gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia e Kosovës me njësitet kompetente është në proces të kryerjes së procedurave hetimore lidhur me rrethanat tjera që e karakterizojnë rastin dhe marrjen e informacioneve tjera relevante që mund të kontribuojnë në identifikimin e kryerësve të këtij rasti”, ka përfunduar Hoxha./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz