BallinaLajmeLajm i mirë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë...

Lajm i mirë për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e FSK-së, pritet të hapet edhe një konkurs i ri

Të ngjajshme

Surprizë e madhe! Gjesti publikon video me Gimbon, prek me dedikimin

Një moment që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale...

Rashfordi në ‘udhëkryq’ të karrierës, Milani dhe PSG-ja interesohen për të

 Raportimet po shtohen se Milani dhe Paris Saint-Germain janë...

Irani nis një valë sulmesh kundër Izraelit

Garda Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se ka...

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

650 ushtarë të rinj pritet të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës pas përfundimit të fazave testuese.

Të njëjtit u pranuan në konkursin e hapur nga ministria e Mbrojtjes, ndërkaq që nuk kishte vende të rezervuara për komunitetet pakicë, shkruan lajmi.net.

Megjithë presionin e Beogradit, në FSK aplikuan edhe kandidatë nga komuniteti serb.

E kandidatët që kanë përmbushur kushtet e konkursit, aktualisht janë duke u testuar në testin e aftësive dhe atë fizik.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

“Pas përfundimit të procesit të konkurrimit, Ministria e Mbrojtjes ka themeluar Bordin Përzgjedhës për përzgjedhjen e rekrutëve. Bordi Përzgjedhës është duke zhvilluar procedurën përzgjedhëse, dhe aktualisht kandidatët që kanë përmbushur kushtet e përgjithshme të konkurrimit janë duke u testuar në testin aftësive dhe testin e fitnesit fizik”, ka thënë Shala.

Mirëpo, këta 650 ushtarë nuk do të jenë të vetmit që do të pranohen në FSK.

Vitin e ardhshëm, FSK-ja planifikon të rekrutojë ushtarë të rinj.

Sipas Ibrahim Shalës, numri i të pranuarve do të jetë në pajtim me prioritetet dhe nevojat e FSK-së.

“Në procesin e planifikimit të rekrutimit të rekrutëve të rinj për ushtarë të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes planifikon që konkursi i radhës për rekrutimin e ushtarëve do të jetë në vitin 2020, dhe numri do të jetë në pajtim me prioritet dhe nevojat e FSK-së për plotësimin e vendeve të lira”, ka thënë tutje ai.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes po ashtu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019, asnjë pjesëtar serb nuk është larguar nga FSK-ja.

Kujtojmë, se më 14 dhjetor të vitit që lamë pas, Kuvendi i Kosovës votoi tri projektligjet për kompetencat shtesë të FSK-së.

Në bazë të këtyre kompetencave, FSK-ja ushtron aktivitete shtesë, njëlloj si ato të ushtrive.

E në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, FSK-ja parakaloi për herë të parë si Ushtri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz