back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLinjë e re ajrore: Fluturoni me kompaninë ajror ‘Germania’ nga Prishtina në...

Linjë e re ajrore: Fluturoni me kompaninë ajror ‘Germania’ nga Prishtina në Paris

Të ngjajshme

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e...

Martohet e bija e Fadil Fazliut, ai e uron nga Haga

Është martuar vajza e Fadil Fazliut, Majlinda Fazliu. Kështu...

Kompania ajrore gjermane e pavarur 'Germania' do të
fillojë një linjë të re ajrore nga Prishtina në aeroportin e Parisit, Charles de Gaulle. Nga fundi i
marsit 2018, aeroplani i kompanisë ajrore me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë do të lidhë dy
kryeqytetet dy herë në javë. Do të ketë bashkëpunim të ngushtë për shitjen e biletave të
kësaj linje ajrore me Air Prishtina, partner afatgjatë i 'Germania' për fluturimet në Kosovë.
"Ne presim me padurim të ofrojmë një linjë të re ajrore me Prishtinën dhe partnerin tonë
Germania", thotë Leyla Ibrahimi, Kryeshefe Ekzekutive e Air Prishtina. "Ka shumë bashkëqytetarë
nga Kosova dhe rrethina që jetojnë në rajonin e Parisit. Fluturimet e vazhdueshme të 'Germania'
ofrojnë një mundësi të rehatshme dhe të shpejtë për të vizituar familjen dhe miqtë në shtëpi."
Nërsa Claus Altenburg, Drejtor i Shitjes në Gjermani, shtoi: "Hulumtimi ynë i tregut gjithashtu
premton kërkesa të larta. Jo vetëm që ia vlen të vizitohet Prishtina nga klientët që udhëtojnë
në shtëpi, por edhe për udhëtarët që kërkojnë destinacione jashtë atyre tashmë të përjetuar.
Me biletat tona me çmime të volitshme, nivelet e larta të besueshmërisë si dhe cilësinë dhe
ekuipazhet miqësore dhe të aftë të kabinës, ne kemi siguruar tashmë një pozitë të fortë në
rajonin e synuar ku ne duam të zgjerohemi më tej me linjën tonë të re për në Prishtinë."
Në bordin e aeroplanit, 'Germania' ofron shërbim të plotë: kabinat kanë ulëse të rehatshme dhe
ndriçim të ri të ambientit për të ofruar një përvojë të këndshme fluturimi. Artikuj të lehtë
ushqimor, pije joalkoolike, dhe revista janë gjithmonë të përfshira në çmimin e biletave. Të
gjithë pasagjerët përfitojnë nga një kompensim bagazhi prej 20 kg dhe 6 kg bagazhi të kabinës.
Biletat nga Prishtina në Paris janë në dispozicion prej vetëm 79 Euro në një drejtim dhe mund
të rezervohen përmes internetit në flygermania.com, duke telefonuar +49 30 610 818 000
(norma standarde nga linjat fikse telefonike Gjermane, tarifat e telefonisë celulare mund të
ndryshojnë), me Air Prishtina në www.airprishtina.com ose nëpërmjet ndonjë agjenti
udhëtimi. Të gjitha çmimet e cituara përfshijnë tatimin dhe tarifat, si dhe tarifën e nevojshme
ligjore për udhëtimin ajror.

Germania Company

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz