BallinaLajmeKërcasin përsëri grushtet në PDK

Kërcasin përsëri grushtet në PDK

Të ngjajshme

Si e çoi Donald Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Në një seri mbledhjesh në “Situation Room”, presidenti Donald...

Arabia Saudite mbështet përpjekjet për një marrëveshje të përhershme midis SHBA-së dhe Iranit

Arabia Saudite mirëpret armëpushimin e përkohshëm midis Iranit dhe...

JD Vance dhe Ghalibaf, udhëheqësit e dy delegacioneve në dialogun ShBA-Iran

Kryetar i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, pritet...

“Pas rrahjes së para disa ditëve më parë nga ana e PDK-së, në Gjilan, në mes të anëtarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Hevzi Xhelili dhe anëtarit të kësaj partie z. Riad Rashiti, duket se nuk ka përfunduar me kaq. Hevzi Xhelili, e kishte goditur me grusht Riad Rashitin, para selisë së PDK-së në Gjilan. Por ngjarja siç duket nuk mjaftoi me kaq, pas tërheqjes së deklaratave për rrahje nga këta protagonistë të kësaj ngjarje, me urdhër të Kadri Veselit, ngjarja përsëri vazhdoi sot, duke u kthyer në shtyrje dhe sharje të fuqishme në mes këtyre dy anëtarëve”, ka thënë burime brenda PDK-së së Gjilanit.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, kjo përplasja ka ardhur si shkak pasi Riad Rashiti kishte ofenduar rëndë Hevzi Xhelilin, me fjalët se kjo degë nuk kthjellet me njerëz si Xhelili.

“Riad Rashiti, sot në selinë e PDK-së, ka ofenduar rëndë Hevzi Xhelilin, duke i thënë që PDK në Gjilan, nuk kthjellet me njerëz si ju, ndërsa në anën tjetër Hevzi Xhelili e ka kërcënuar Riad Rashitin, duke e ofenduar rëndë me fjalë të pista, dhe njëkohësisht i ka treguar që është pikërisht Riad Rashiti dhe disa persona tjerë brenda kryesisë që e kanë degraduar partinë”, tha ai.

Ky burim, gjithashtu i ka thënë gazetës se për t’i qetësuar gjakrat ka ndërhyrë anëtari i PDK-së, Florim Arifi.

“Më pas Hevzi Xhelili, ka tentuar të ngritët në këmbë, me gjasë për ta goditur përsëri Riad Rashitin, por në ato momente ka ndërhyrë Florim Arifi, kundërkandidati i Qemajl Mustafës, dhe njëkohësisht kundërshtar edhe i këtyre dyve për të parin e partisë, duke i thënë të dyve që krahu juaj po shkon në drejtimin e gabuar, me këto gjeste dhe me këto shenja të dopta që po i jepni partisë në këtë proces zgjedhor të brendshëm. Florim Arifi, ka deklaruar që nëse zgjidhet kryetar, ai nuk do t’i lë brenda partisë njerëz si Hevzi Xhelili dhe Riad Rashiti”.

Sipas këtij burimi, tensionet u zvogëluan pas ndërhyrjes së Qemajl Mustafa, duke iu rikujtuar të dy protagonistëve thirrjen e kryetarit Veseli për përjashtim nga partia.

“Me kundër replikë i menjëhershëm ishte Hevzi Xhelili, i cili i deklaroi Florim Arifit, që nëse ai zgjidhet kryetar ai do të jap dorëheqje nga PDK-ja. Tensionet u zvogluan kur ndërhyri Qemajl Mustafa, duke ia rikujtuar të dy protagonistëve thirrjen e Kadri Veselit, dhe mundësisë që kryetari Veseli mund t’i përjashtojë të dy nga partia për prishje të imazhit”, ka thënë krejt në fund burimi për gazetën “Bota sot”.

Gazeta “Bota sot”, me të marrë lajmin, ka provuar të kontaktojë sekretarin e PDK-së, Basri Masmurati, por ky i fundit nuk ka qenë i qasshëm. /BS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz