“Kur pashë dje Ramën në Fier duke u tallur me ato dhjetra gra në hall e në nevojë, u gëzova që nëna ime ka vdekur!”, kështu shkruan në një postim në Facebook gazetari Agim Xhafka.
Gazetari ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili dje me 8 Mars kërceu mes zonjave në Fier, duke bërë video dhe selfie.
Ky veprim i Ramës u kritikua shumë në rrjet dhe nga persona publikë, disa prej të cilëve e kosniderojnë 8 Marsin si ditën kur gratë duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, dhe jo të kërcejnë me kryeministrin.