BallinaLajmeFlet gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës

Flet gazetari britanik që po bën fushatë kundër Kosovës

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Lëviz lirshëm nëpër Prishtinë dhe derisa e bën një gjë të tillë Graham Phillips i jep vetes liri ta quajë UÇK’në organizatë terroriste.

Krejt këto fyerje vijnë nga britaniku i cili thotë se i vjen turp pse i takon këtij kombi për shkakun se vendi i tij ndihmoi UÇK’në dhe pavarësimin e Kosovës.

Phillips ka prodhuar të paktën 10 materiale kundër shtetit të ri të cilat i hedh në YouTube.

Të gjitha i realizon para lapidarëve të UÇK’së dhe simboleve e vendeve të tjera që identifikojnë luftën, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Një të tillë e realizoi te bulevardi “Bill Clinton”.

Këtu Phillips i pyet qytetarët se pse e pëlqejnë Bill Clintonin të cilin ai e quan kriminel e i cili sipas tij vrau mijëra serbë të pafajshëm.

Për Klan Kosovën ai tregoi se pse po e lufton Kosovën.

Ai mes tjerash tha se erdhi në Kosovë për t’ia treguar botës të vërtetën e këtij vendi.

Por duket se ka një arsye krejt tjetër pse ai e bën një gjë të tillë.

Phillips sipas të gjitha gjasave punon për shërbime nga Rusia.

Ai ka një profil në rrjetin social VK i shfrytëzuar kryesisht në këtë shtet e në të cilin shfaq simpati për të por edhe për Serbinë.

Në fakt, ai më 2014 bëri goxha punë kundër forcave ukrainase.

Ato dhe pozicionet e tyre i xhiroi me dron dhe pamjet ua dërgoi prorusëve. Për këtë shkak Kievi zyrtar e largoi nga shteti me arsyetimin se e rrezikoi sigurinë nacionale.

Megjithatë Phillips nuk u ndal pasi hyri në Ukrainë edhe disa herë të tjera.

Më 2016 ambasadorja e këtij shteti në Britani u ankua për veprimtarinë e gazetarit të vetëshpallur të cilin e akuzoi se punon për forcat proruse.

Për dallim nga Ukraina ai për këto punë u dekorua me medalje nga një degë e shërbimit të sigurisë ruse në KSB.

Për atë që po bën Phillips në Kosovë janë të njoftuar një pjesë e strukturave të sigurisë në vend.

Megjithatë policia nuk dha ndonjë koment.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz