BallinaLajmeTragjike, nëna e 5 fëmijëve vetëvaret në Ditën e Gruas

Tragjike, nëna e 5 fëmijëve vetëvaret në Ditën e Gruas

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë të Urës-Vajgurore,mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm.

Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive,pranë banesës së saj. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme dhe kanë qenë dy djemtë e të ndjerës ata që e kanë gjetur nënën e tyre të varur. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por sipas mjekëve, gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,pas ekzaminimit të vendngjarjes deklarojnë se,64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu,jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe nje nga djemtë në burg, të akuzuar për “vjedhje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz