back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaShqiptarePër herë të parë Tuzi drejtohet nga një shqiptar, flamuj kuq e...

Për herë të parë Tuzi drejtohet nga një shqiptar, flamuj kuq e zi dhe brohoritje, si u festua fitorja mbrëmë (VIDEO)

Të ngjajshme

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë...

Milionat mbeten pa u shfrytëzuar, por buxhetet komunale rriten

Trotuaret e bllokuara, mbeturinat dhe mungesa e hapësirave publike...

Moti për të mërkurën: Diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell...

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

“Veto” për Listën Serbe e ka cilësuar presidentja Vjosa...

Tashmë zyrtarisht Komuna e Tuzit udhëhiqet nga një shqiptar.

Nik Gjeloshaj ishte kandidati i koalicionit të bashkuar të partive shqiptare nën siglën ‘Malësia na Bashkon’, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjak dhe serbë.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me emrin ‘Malësia na bashkon’.

Sipas numërimit të kutive të votimit në njësitë zonale në Drume, Grudë, Trieshi, Koja dhe Hoti koalicioni i Forumit Shqiptar po kryeson bindshëm me 3783 vota.

Pas kësaj fitoreje historike, rrugët e qytetit u mbushën plot me njerëz që festonin me flamujt kuq e zi në duar.

‘Në malësi fitojnë shqiptarët’, tha Nik Gjeloshaj teksa mbajti fjalën para mbështëtësve të tij. Ndërkaq, festa ka vijuar pothuajse gjithë natën.

Kujtojmë se pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare, ku po zhvillohen për herë të parë zgjedhjet lokale të pavarura nga komuna e Podgoricës, në të cilën ishin nën varësi deri para një viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz