back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në...

Gjithçka që dihet deri më tani rreth vrasjes së ndodhi dje në Prishtinë

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Dje rreth orës 11:30, policia ka raportuar për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Mirëpo, 27-vjeçari, A.J, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Vrasja që ndodhi në pikë të ditës dje në Prishtinë, saktësisht në Kolovicë, ka lënë të shokuar tërë kryeqytetin.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje të kobshme dhe pasdite kanë treguar se i dyshuari që ka kryer këtë krim është identifikuar.

Sipas një komunikate, që përmbante informacione shtesë, thuhej se po punonte rreth lokalizimit të vendndodhjes së tij.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjes e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

“Ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor”, ka thënë policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz