BallinaLajmeHyn në ujin e ftohtë të Drinit, gjen vdekjen 50 vjeçari

Hyn në ujin e ftohtë të Drinit, gjen vdekjen 50 vjeçari

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Një person rreth të 50-ve është mbytur në ujërat e lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, pasi nuk dihet nëse ai është hedhur nga ura e Bahçallekut apo ka hyrë në lumë dhe është mbytur.

Raportohet se 50-vjecari ka shkuar me biçikletë në bregun e lumit Drin ku ka hyrë për t’u larë.

Por mendohet se ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve në zemër për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga policia, por ata kanë dhënë versione kontradiktore.

Ndërkohë mbi urë është gjetur biçikleta dhe rrobat e tij.

Policia me FNSH po kërkojnë pasi ka sinjalizime që trupi ka dalë në një prej ishujve të vegjël ku bashkohet Buna me Drinin.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz