BallinaLajmeMinistrat pranojnë se kanë gjuajtur me armë, Sami Lushtaku se thotë asnjë...

Ministrat pranojnë se kanë gjuajtur me armë, Sami Lushtaku se thotë asnjë fjalë

Të ngjajshme

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Drenas: Arrestohet i dyshuari që sulmoi familjarët

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se...

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë...

Gjuajtja me armë që ka ndodhur në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj tani është vërtetuar plotësisht dhe pranuar nga zëvendëskryeministri, njëherësh ministri Diasporës, Dardan Gashi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, transmeton Gazeta Metro.

Ministri Shala fillimisht është arsyetuar se kanë gjuajtur me armë pa e ditur që kjo përbën vepër penale, kurse zv/kryeministri Gashi e ka pranuar veprën.

Të gjithë të akuzuarit e tjerë, Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati kanë pranuar veprën penale për gjuajtje më armë.

I vetmi që ka vendosur të mbrohet në heshtje është Sami Lushtaku, i cili ka vendosur që të mos thotë asnjë fjalë.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz