Bashkësia Lokale në Zhur, e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në fshat.
Ky vendim vije pas mbledhjes së mbajtur nga kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjike ku humbën jetë, Ramiz Sope 50 vjeç dhe dy djemt e tij, Behar Sope 24 vjeç dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, transmeton tvprizreni.info/
Njoftimi i plotë:
Pas mbledhjes së mbajtur, kryesia e BL Zhur, në shenjë respekti për rastin tragjik të ndodhur në afërsi të fshatit Zhur, ku humbën jetën tre bashkëvendas tonë Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç, ditën e diel datë 24.02.2019 shpall ditë zie në Zhur.
Kryetari i BL në Zhurë,Behar Begaj