back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleDrenasIPK: Avokati Gazmend Halilaj u intervistua në cilësinë e të dyshuarit

IPK: Avokati Gazmend Halilaj u intervistua në cilësinë e të dyshuarit

Të ngjajshme

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e...

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate dërguar mediave ka njoftuar se avokati Gazmend Halilaj, i cili e ka denoncuar në polici rastin e vajzës nga Drenasi (A.G) që dyshohet se u keqtrajtua sekaualisht nga një profesor dhe një polic hetues, është intervistuar sot nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.

“Avokati ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit”, tha IPK, transmeton Gazeta Express.

I njëjti është intervistuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ dhe “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Avokati Gazmend Halilaj

“Intervistimi i avokatit Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar”, tha IPK.

Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në komunikatën dërguar mediave.

Ndryshe, ndaj profesorit e policit është shqiptuar një muaj paraburgim si dhe ndaj mjekut ku vajza kreu abortin është shqiptuar arrest shtëpiak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz