BallinaLajmeFamiljarët e Idriz Ajetit: Nuk patëm para të marrim lokal me qira...

Familjarët e Idriz Ajetit: Nuk patëm para të marrim lokal me qira për të pritur njerëzit për ngushëllim

Të ngjajshme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Shostakovich para heshtjes së Stalinit

Këtë javë shënohen dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Njëri është...

Ishte akademik, rektor e kryetar parlamenti. Por, kur ndërroi jetë Idriz Ajeti, përveç Akademisë së Shkencave, institucionet e shtetit nuk treguan respekt për të ndjerin, thonë familjarët.

Një familjar i Ajetit tha se ata nuk patën para të marrin një lokal me qira për ta mbajtur të pamën, dhe për këtë shkak u detyruan që tri ditë të ngushëllimeve t’i presin në banesën e të ndjerit.

“E pamja ose ato tri ditë që ne i kemi hapë për ngushëllime kishte me qenë më dinjitoze sikur të ishin mbajtë dikund tjetër. Ne kemi qenë dakord që të marrim një lokal me qira, por shuma ka qenë enorme, të cilën familja nuk ka mundur ta përballojë”, ka thënë ai.

Muajin e kaluar humbi jetën tragjikisht Arian Daci, djali i kryetarit të ASHAK-ut, Nexhat Daci. Qeveria, përveç organizimit të ceremonisë mortore, ia ndau familjes 15 mijë euro.

Ndërsa për akademik Idriz Ajetin, Universiteti i Prishtinës mbajti mbledhje komemorative një javë pas vdekjes së tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz