BallinaLajmeGodet fort Thaçin/ I sakrifikoi shokët për të shpëtuar vetën nga Specialja

Godet fort Thaçin/ I sakrifikoi shokët për të shpëtuar vetën nga Specialja

Të ngjajshme

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behlul Beqaj, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi sakrifikoi shokët për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale.

Beqaj në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk është e rastësishme që nga viti 2011 Hashim Thaçi është në krye të bisedimeve me Serbinë.

Hashim Thaçi ka sakrifikuar shumë njerëz të afërm të tij për të shpëtuar veten. Fatkeqësisht ai po dëshiron të shpëtojë veten duke sakrifikuar integritetin territorial të Kosovës. Ky është profili i vërtetë i Presidentit Hashim Thaçi”, tha Beqaj.

Njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se Hashim Thaçi pasi ka dështuar për të formuar një komision për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë, ka hedhur idenë për ndarje të Kosovës që pëlqehet edhe nga Serbia.

“Thaçi po kërkon të shpëtojë veten e tij përmes një ideje që përqafohet nga koha e Garshaninit dhe Çubriloviqit dhe përfundon me Vuçiqin”, tha ai.

Beqaj ka thënë se me ndarjen e Kosovës realizohen synimet e kahmotshme të Serbisë dhe Rusisë.

“Është edhe më e rrezikshme se ky proces do të ketë edhe efekte propagandistike… Miqtë e Serbisë do të na akuzojnë se ne po insistojmë në bashkim kombëtar e ata në fakt po e realizojnë synimin e tyre me “Serbinë e Madhe”, deklaroi ndër të tjera Behlul Beqaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz