back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePesë të vdekur nga gripi i derrit në Kosovë, në Infektivë paraqiten...

Pesë të vdekur nga gripi i derrit në Kosovë, në Infektivë paraqiten 11 raste të reja

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Pesë persona dyshohet se kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë nga gripi i derrit, apo virusi H1N1. Ndërkohë në Kliniken Infektive të QKUK-së, 11 persona janë të shtrirë si pasojë e prekjes nga ky virus, disa nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Nga gripi i derrit të premten dyshohet se ka ndërruar jetë edhe një grua e rreth të 60-ve, nga Gjilani. Express ju sjell rrëfimin e familjes së saj.

Kanë hapur të pame për nënën e tyre, e cila vdiq të premten që e lamë pas, në Kliniken Infektive të QKUK-së. Z. Ramiqi, e lindur në vitin 1958, nga Pozorani, për tre ditë kishte pasur indikacione të gripit, duke ndërruar jetë pas tre ditëve në Kliniken Infektive të QKUK-së.

Mjekët në spitalin rajonal të Gjilanit kanë qenë të parët ata që kanë dyshuar se zonja ka mundur të jetë e prekur nga virusi H1N1, andaj të njëjtën e kanë dërguar të premten në mesditë urgjentisht në Infektiven e QKUK-së për procedura të mëtejme.
Por, me të arritur në QKUK, ajo ka ndërruar jetë.

Familja hap të pamen

Express, sot ka qëndruar në familjen e së ndjerës, bashkëshorti i saj, Fadilit, ka dhënë detaje për këtë rast.

“Ajo paraprakisht ka vuajtur prej zemrës, së fundmi i ka pas disa implikacione. Rasti i fundit, ka pasur një ftohje, ajo është trajtu dy ditë te mjeku, pa konstatim të saktë, një ftohje e rëndomë. Mirëpo më vonë iu përkeqësua gjendja në natën e tretë është manifestu me vjellje. Mjeku i zemrës që e ka trajtuar më herët ka konstatua që në organet e frymëmarrjes asaj i është përkeqësu gjendja si dhe i janë dëmtuar organet e frymëmarrjes. Për trajtim të mëtejmë ata kanë preferuar që të dërgohet në Prishtinë në spital”, tregon burri i së ndjerës.

Tutje ai shpjegon se mjekët kanë dyshuar se ajo mund të jetë e prekur me grip H1N1. Por, familja nuk ka pranuar që të ndjerës t’i bëhet analiza e obduksionit.

“Mirëpo gjendja asaj iu përkeqësua të  premten ku edhe rreth orës 16:30 në klinikën Infektive vetëm se ndërroi jetë. Se a mund të jetë e prekur nga gripi i derrit ne si familjarë nuk kemi mundur që ta konstatojmë, mirëpo nga mjekët ka pasur dyshime. Organikisht dhe fizikisht ajo në të kaluarën ka qenë shumë e fortë. Obduksionin nuk kemi me pranu me e ba. Unë si familjar nuk kamë pranuar. E pamë që zgjatë shumë dhe e pamë mundim të tepërt”, ka shpjeguar tutje burri i së ndjerës.

E ndërkohë vetëm nga rajoni i Gjilanit, dyshohet se tre persona tashmë kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit, dy nga këto tre raste tashmë janë të konfirmuara. Këtë ia ka thënë Gazetës edhe drejtori i spitalit në Gjilan, Nysret Hajrullahu.

“Për rastin që po pyesni nuk kam ndonjë informacion. Mirëpo dy raste ne tashmë i kemi të konfirmuara”, ka thënë Hajrullahu të martën për Express.

Ndërkaq, drejtori i klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, ka deklaruar se për rastin e zonjës nuk mund ta flas sot, ngase nuk ka informata dhe se zonja kishte vdekur menjëherë pasi kishte arritur në Infektiven e QKUK-së./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz