back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaBotëProtestuesit në Beograd kërkojnë të ndalohet “tradhtia e madhe” e Vuçiqit me...

Protestuesit në Beograd kërkojnë të ndalohet “tradhtia e madhe” e Vuçiqit me Kosovën

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Sheshin “Nikola Pashiq” në Beograd, nën organizimin e partisë opozitare Partia Demokratike Serbe (DSS), për të protestuar, siç thonë ata, kundër “tradhtisë së madhe me Kosovën”

Siç raporton “Beta”, kryetari i DSS, Millosh Jovanoviq, duke iu drejtuar të pranishmëve në protestë, ka thënë se “Kosova është Serbi dhe se për këto tri fjalë nuk ka dilemë”.

 

 

“Këto fjalë janë fillimi dhe  fundi i diskutimeve lidhur me atë se e kujt është Kosova. Të gjithë e dimë ku janë manastirët tanë, ku është Patrikana e Pejës, sepse e tërë ‘Kosova e Metohija’ është e mbushur me shenjtëri serbe. Të gjithë e dimë sa gjak është derdhur nga Car Llazari, deri te djemtë që e kanë mbrojtur Kosovën nga agresioni i NATO-s në vitin 1999”, tha Jovanoviq, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu shtoi se vetëm një njeriu i ka shkuar ndërmend që ta dorëzojë Kosovën, e ai është presidenti i Serbisë, Aleksanar Vuçiq.

“Nuk kemi të drejtë që popullin serb në Kosovë t’ia lëmë Kosovës shqiptare ose ruana zot, ‘Shqipërisë së Madhe’. ‘Kosova e Metohija’ është pasuria jonë shpirtërore”, tha Jovanoviq, duke e porositur Vuçiqin se “Serbia shumë më shpesh ka lindur Obiliq, sesa Brankoviq, serb të ndershëm e jo tradhtar”.

Më pastaj pjesëmarrësit e tubimit i janë drejtuar Presidencës së Serbisë duke bartur flamuj të Serbisë dhe të DSS dhe transparente në të cilat shkruante “Kosova është Serbi”, “ 1 nga 5 milionë për Kosovën=Serbi, e shenjtë dhe e jona”, “Kushtetuta është lekturë obligative, lexojeni”…,  derisa nga altoparlantët dëgjoheshin këngë të sindikatës së Beogradit.

Tubimin me moton “Ta ndalojmë tradhtinë e madhe – Kosova është Serbi” e kanë organizuar DSS dhe iniciuesit e apelit për mbrojtjen e “Kosovës dhe Metohisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz