back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLargimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk e zbeh mbështetjen për...

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja nuk e zbeh mbështetjen për Kosovën

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Grupi i Miqësisë Kosovë – Mbretëri e Bashkuar në Kuvendin e Kosovës, ka pritur sot në takim deputetët britanikë, Martin Vickers dhe John Grogan, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin Britanik, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, së bashku me një grup afaristësh shqiptaro-britanikë.

Në emër të Grupit të Miqësisë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Vjosa Osmani, kryetare e këtij grupi, falënderoi parlamentarët britanikë për vizitën e tyre në Kosovë dhe bashkimin në kremten e përvjetorit të pavarësisë.

Ajo tha se Britania e Madhe vazhdon të mbetet një prej shteteve më të mëdha mbështetëse të Kosovës në rrugën e zhvillimit të saj dhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, ndërsa theksoi nevojën bashkëpunimi midis dy vendeve të forcohet më tej në fushën ekonomike.

Ajo tha se afaristët nga Kosova që veprojnë në Britani, janë një resurs shumë i rëndësishëm për Kosovën.

“Kosova ka shumë miq në Britaninë e madhe dhe mbështetja juaj për vendin tonë vazhdon të mbetet e pazëvendësueshme. Është jetike për ne që të mbesim në kontakt me diasporën tonë në Britani”, theksoi ndër të tjera Osmani.

Edhe anëtarët e tjerë të grupit: Memli Krasniqi, Xhavit Haliti, Korab Sejdiu, Fitore Pacolli, Xhelal Sfeçla, Sala Berisha-Shala, u fokusuan te nevoja për një prezencë më të madhe të investitorëve britanikë në vendin tonë, si një nga mundësitë për zhvillim më të shpejt ekonomik të tij.

U vlerësua se është e rëndësishme të gjenden forma për promovimin e infrastrukturën ligjore që ka ndërtuar në Kosova në fushën e investimeve.

Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, nga ana e tij, tha se ndihet i nderuar që gjendet në Kosovë në përvjetorin e saj të pavarësisë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vendit të tij për Kosovën.

Ai tha se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk e zbeh aspak këtë mbështetje.

Parlamentarët e të dyja vendeve u pajtuan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, në funksion të një bashkëpunimi më intensiv midis dy institucioneve legjislative. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz