back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Kemi pasur të drejtë më 17 shkurt 2008, të drejtë kemi...

Haradinaj: Kemi pasur të drejtë më 17 shkurt 2008, të drejtë kemi edhe sot

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

“Sot është një ditë në të cilën ne të gjithë e ndjejmë rrugëtimin tonë deri në liri, e deri në 11 vjet shtet dhe njëkohësisht e urojmë njëri tjetrin me bindjen që e kaluara jonë na konfirmon se kemi pasur të drejtë breza e breza në përpjekjet tona për liri, kemi pasur të drejtë edhe më 17 shkurt 2008 dhe njëkohësisht kemi të drejtë edhe sot kur punojmë në konsolidimin e shtetit tonë, pra Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të 11- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Pasi përshëndeti të gjithë për këtë ditë shumë të rëndësishme për vendin, kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë dhënë dhe kanë kontribuar për Ballkanin dhe kontinentin tonë dhe se kanë paguar çmim për të gjitha proceset që ka kaluar kontinenti ynë në shekujt e fundit, duke qenë po ashtu edhe sot kontribuues të paqes dhe stabilitetit.

“Gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë, dhe do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur të quajtur obligative dhe ligjore për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues dhe po ashtu jemi të interesuar në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, vlerësoi kryeministri Haradinaj duke shprehur respekt për të gjithë meritorët për lirinë e vendit për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë popullin shqiptar”, përfundoi fjalimin e tij kryeministri Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz