BallinaLajmeUrimi i Isa Mustafës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Urimi i Isa Mustafës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Të ngjajshme

Vlora Marina prezanton Shqipërinë në skenën globale MIPIM 2026

Projekti Vlora Marina u prezantua në MIPIM 2026, një...

82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren

Një 82 vjeçar është goditur sot nga vetura në...

Haradinaj: Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend,...

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ju uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Shpallja e pavarësisë shënon të arriturën kulminante dhe momentin më të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës.

Pavarësia është kurorëzim i sakrificave dhe punës së shumë gjeneratave ideali i të cilave ishte liria. U jemi mirënjohës arkitektit të pavarësisë Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, dëshmorëve të Kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për ta fituar me mund këtë ditë.

Pavarësinë tonë e arritëm edhe falë përkrahjes së çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë perëndimorë. Vlerat e pavarësisë dhe ndërtimit e zhvillimit demokratik të vendit tonë, janë vlera të përbashkëta që i ndajmë me miqtë dhe aleatët tanë ashtu siç e ndajmë përgjegjësinë tonë për kultivuar ato edhe në të ardhmen.

Të dashur qytetarë, urime 11 vjetori i Pavarësisë!
Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz