back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDeputetë britanik në Drenas, takohen me Lladrovcin

Deputetë britanik në Drenas, takohen me Lladrovcin

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të shtunën ka pritur në takim deputetët b, Martin Vickers dhe John Grogan, nga Mbretëria e Bashkuar, me të cilët ka bashkëbiseduar për mundësitë që ofron Drenasi për investimet e huaja në lëmin e ekonomisë, sportit, kulturë dhe fusha të tjera.

Lladrovci së bashku me deputetët Vickers dhe Grogan si dhe Zenel Hoxha, nga Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar, Fadil Maqedonci dhe Freskim Rushiti, kanë vizituar edhe sheshin dhe shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovci në Drenas si dhe Memorialin dhe Kullat e Jasharajve në Prekaz.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar për këtë vizitë dhe ka vlerësuar se ardhja e tyre në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës fuqizon edhe më shumë bashkëpunimin e mundshëm që Drenasi të këtë me komunat e këtij vendi dhe investimet nga Mbretëria e Bashkuar.

Deputetët e Mbretërisë së Bashkuar, kanë uruar kryetarin Lladrovci me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë dhe kanë përgëzuar me rastin e marrjes së çmimit si komuna më e mirë për transparencë në Kosovë dhe theksuar se pushteti lokal, suksesin e mbështet dhe dëshmon me këtë cilësi menaxhuese. ​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz