back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeEdhe një figurë e njohur e UÇK'së merr ftesë nga Gjykata Speciale

Edhe një figurë e njohur e UÇK’së merr ftesë nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Policia gjobit kompanitë që po bartin dhe në rajonin e Prishtinës

Në rajonin e Prishtinës, sot njësitet e Trafikut Rajonal...

Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë mëngjesin e...

“Sa më e re aq më mirë”, viktima tregon si vepronte Jeffrey Epstein me vajzat

Së fundmi është raportuar për dënimet e Jeffrey Epstein...
- Advertisement -

Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale i ka dërguar ftesë për intervistë edhe Lahi Brahimaj.

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini do të intervistohet këto ditë nga prokurorët, kanë thënë burimet e Indeksonline.

Ish– anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Muaj më parë në media ishte publikuar një listë me emrat e mundshëm të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku në atë listë ndodhej edhe emri i Brahimajt.

Ky i fundit në atë kohë duke komentuar listën kishte thënë për Indeksonline se  një gjë e tillë mundet me qenë e vërtetë, por atëherë është vetëm gjykatë politike për interesa të Serbisë.

Ai thoshte se personat  që i bëjnë këta emra janë në bashkëpunim direkt me Serbinë dhe me Gjykatën.

Deri më tani prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj./Indeksonline/

Image result for lahi brahimaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz