BallinaLajmeDetaje nga shpërthimi në Podujevë

Detaje nga shpërthimi në Podujevë

Të ngjajshme

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Podujevë është raportuar për një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Aksidentalisht, ky mjet ka eksploduar, duke shkaktuar kështu lëndimin e katër personave.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ku një person ka raportuar në polici se vajza e tij derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht.

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore kanë pësuar dy gra dhe dy burra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe njësiti për deminim i PK’së./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz