back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePjesëtarët e FSK-së përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë

Pjesëtarët e FSK-së përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Qendra e Skijimit në Brezovicë ka disa ditë që është hapur pas mbylljes që iu bë kur zëvendësministri i Diasporës Arian Daci humbi jetën nga një ortek i borës.

Për të siguruar vizitorët që vinë në këtë qendër skijimi, po përkujdesen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Pjesëtarët e FSK-së, përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë. Gjatë kësaj fundjave Qendra e Skijimit në Brezovicë, ka pritur një numër të madh të vizitorëve pas disa ditëve që ishte e mbyllur. Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz