Asamblisti nga radhët e AAK-së, Beqir Kiqina, ka bërë të ditur se ka filluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Drenasit, ku do të diskutohet rreth dyshimeve për ngacmimin dhe abuzimin seksual ndaj një të miture.
Kiqina ka kërkuar që përpilohet një dokument i cili i detyron përfaqësuesit e shkollave që të japin llogari dhe të raportojnë më shpesh rreth shkollave që ata drejtojnë, transmeton Klan Kosova.
“Ditëve të fundit jemi të trishtuar nga rasti i të miturës që është abuzuar nga arsimi, drejtësia dhe mjekësia”.
“Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutojmë për këtë çështje, ku do të kërkohet që drejtorët e shkollave të raportojnë më shpesh”.
“Shpresoj që sot të merret një vendim ku do tu kërkohet llogaridhënia e përfaqësuesve të institucioneve arsimore”.
“Uroj që Kuvendi Komunal të ndërmerr masa që këso lloj ngjarjesh që e kanë tronditur opinionin të mos ndodhin sërish”.
Për t’u informuar më shumë lidhur me këtë ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.