BallinaRegjionaleDrenasA e ka pranuar fajësinë polici Vesel Veseli? Flet Prokuroria

A e ka pranuar fajësinë polici Vesel Veseli? Flet Prokuroria

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Sot në media u raportua se polici Vesel Veseli, i dyshuari për përdhunimin e të miturës në Drenas ka pranuar thuajse gjithë fajin që i ngarkohet.

Periskopi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës të cilët e mohojnë një gjë të tillë.

Zëvendskryeprokurori Ibrahim Berisha ka thënë për Periskopin se Vesel Veseli ende nuk është marrë as në pyetje nga Prokurori.

‘’Nuk e ka pranu fajin. Kjo është vec seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit. Ende nuk është ngritur as aktakuza e asgjë në këtë drejtim. Unë sapo u ndava prej prokurorit të rastit dhe ai vec i ka filluar tash hetimet.  Është caktuar seanca por V.V ende prej Prokurorit nuk është intervistuar. Ende nuk e ka marrë në pyetje Prokurori. Nuk e di kah kanë rrjedhë ato raportime sepse senaca ka qenë  e mbyllur. Nuk duhet hapur propaganda sepse po bëhen skandale ‘’, ka thënë Berisha për Periskopin.

Gjykata i ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim Vesel Veselit. Ndërsa profesori Shkëlzen Xhetaj  është arrestuar po ashtu, vendimi për të cilin pritet të merret sot. Në këtë rreth të krimit është i implikuar edhe gjinekologu. Fehmi Ahmeti që e ka kryer abortin e vajzës nga Drenasi,  i cili është ndaluar për 48 orë në Polici.

E mitura nga Drenasi dje kërkoi  dënim maksimal për profesorin,  policin dhe mjekun ndërsa u bëri thirrje vajzave tjera  që të mos heshtin  abuzimet./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz