BallinaLajmeAdonis Tahiri zbulon se Partia e Kurtit kërkoi lekë për të votuar...

Adonis Tahiri zbulon se Partia e Kurtit kërkoi lekë për të votuar buxhetin

Të ngjajshme

Shoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

Një grua 32-vjeçare është shoqëruar nga Policia Rajonale e...

Dyshohet se kërcënoi një zyrtar komunal, shoqërohet në polici 32-vjeçarja në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe...

Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje publike...

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka zbuluar se Vetëvendosje i kishte kërkuar Ramush Haradinajt të mos lejonte ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike ku PSD’ja do t’i marrë paratë për 12 deputetë.

Tahiri ka shkruar se Partia e Shpend Ahmetit ka pasur tjera kërkesa për të votuar buxhetin.

“Kushtet e PSD-se: shkarkimi i Rikallos; kodi pensional; dialogu me Serbine ne dore te Kuvendit; ulja e numrit te zv.ministrave; ulja e pagave te politikaneve dhe rritja e pagave te punetoreve. Kushti i VV-se: mos na i merr leket…????????‍♂️”, ka shkruar Tahiri.

Vetëvendosje u nda në dy pjesë pas largimit të Shpend Ahmetit dhe kalimin në PSD.

Tash, zyrtarët e këtyre dy partive kanë lëshuar akuza për krim e korrupsion ndaj njëri-tjetrit. Kanë folur edhe për Astrit Deharin, por ende s’kanë folur nëse zyrtarët e VV’së apo ata të PSD’së dinë dicka më shumë në lidhje me vdekjen e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz