back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, konfiskim armësh dhe arrestime

Drenas, konfiskim armësh dhe arrestime

Të ngjajshme

Edhe gjysmë ore nis protesta në Hagë, T7 sjell fotografi prej atje

Edhe gjysmë ore kanë mbetur derisa të nisë protesta...

Protesta e madhe në Hagë, Rama: Me zemër jam atje, komandant

Përkrahje të fuqishme sot protestës në Hagë, i ka...

Mexhiti: Situata në Trubarevë është nën kontroll, inspektorët e mjedisit jetësor janë në terren

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet...

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy lokacione të ndryshme në Tërstenik të Drenasit ka konfsikuar armë, transmeton Gazeta Drenica Press

Në njoftimin zyrtar shkruan:

Fshati Tërstenik, Drenas 31.01.2019 – 21:10.Me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, nga Policia është bërë kontrollimi-bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, me ç’rast i janë gjetur dhe i janë sekuestruar: dy armë-revole, njëra e kal.9mm, me një karikator dhe shtatë (7) fishekë dhe tjetra kal. 7.65mm, një karikator me katër fishekë. Gjithashtu inspektorët komunalë-Drenas, ia kanë mbyllur një lokal pronë e të dyshuarit i cili punonte pa dokumentacion. I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Fshati Tërstenik, Drenas 31.01.2019 – 22:25.Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave të një lokali nga Policia tek i dyshuari moshë e mitur mashkull K/Shqiptar, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole e llojit:’”Ecol”, kal. 9 mm, me një karikator me pesë fishek. I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. Gjithashtu Inspektorët komunal-Drenas, i kanë mbyllur lokalin pronarit të lokalit mashkull K/Shqiptar, i cili punonte pa dokumentacion.

Pos konfiskimit të armëve, policia shkruan se ka arrestuar edhe një person të kërkaur po në këtë fshat, për një vepër tjetër.

Fshati Terstenik, Drenas 31.01.2019 – 22:40. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega Drenas, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz