back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaBotëNjë e treta e kompanive britanike po planifikon të largohet nga vendi...

Një e treta e kompanive britanike po planifikon të largohet nga vendi pas Brexit-it

Të ngjajshme

Megi Pojani nis moderimin e “Për’puthen”, kërkon burrë përmes këngës (video)

Mbrëmë nisi sezoni i shtatë me radhë i “Për’puthen”....

Nis gjykimi i punonjëses serbe të OSBE-së, e akuzuar për spiunazh për BIA-n

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi sot gjykimi i...

Sot fillon gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së,...

Sipas një hulumtimi, gati një e treta e kompanive britanike janë duke përgatitur plane për t’u zhvendosur nga Britania e Madhe pasi vendi të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të ardhshëm.

Instituti i Drejtorëve ka njoftuar se 29 për qind e kompanive në një anketë me 1200 kompani besojnë se dalja e vendit nga Bashkimi Evropian paraqet rrezik të madh për veprimtarinë e tyre në Britani të Madhe dhe tashmë kanë filluar ta zhvendosin biznesin e tyre jashtë vendit ose janë duke planifikuar për ta bërë një gjë të tillë.

Më shumë se 10 për qind e kompanive tashmë e kanë filluar veprimtarinë jashë vendit pasi gjasat për dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje po rriten çdo ditë. Shumica e kompanive që po e shqyrtojnë largimin nga vendi janë duke planifikuar t’i hapin zyret në vende tjera të Bashkimit Evropian.

“Nuk mund t’i shmangim pasojat e këtyre zhvillimeve politike. Udhëheqësit e bizneseve po përballen me vendime të rënda për t’i mbrojtur kompanitë e tyre. Ndryshimi është i nevojshëm dhe shpesh edhe pjesë pozitive e të bërit biznes”, ka thënë Edwin Morgan, drejtor i përgjithshëm i këtij instituti.

Disa kompani të mëdha, përfshirë gjigantët “Sony” dhe “Panasonic”, tashmë i kanë zhvendosur selitë kryersore nga Britania e Madhe dhe i kanë vendosur në vende të Bashkimit Evropian, ndërsa të njëjtën gjë janë duke e planifikuar edhe kompanitë tjera, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz