BallinaLajmeLajmi i fundit: Policia arreston zytarin në Skenderaj për keqpërdorim të punës...

Lajmi i fundit: Policia arreston zytarin në Skenderaj për keqpërdorim të punës zyrtare

Të ngjajshme

Meteor misterioz “lëviz” mbi Teksas

Një zjarr misterioz që duket se lëviz në mënyra...

Rrezik masiv për miliona iPhone: Malware “DarkSword” kërcënon përdoruesit

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent...

Tronditëse: Viktima në Pestovë është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në Pestovë...

Sipas Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ëshë arrestuar një zyrtar në komunën e Skenderaj, për kepërdorim të punës zyrtare, shkruan Drenica Press.

Policia e Kosovës thotë se: “I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore. Këto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me datën 14 dhjetor 2018 ka pranuar autorizim nga Prokuroria Themelore Prishtinë për të zhvilluar hetime, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 422 i KPRK-së dhe ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’ nga neni 403 i KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, me datën 22 janar 2019, njësitet policore kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar, për kryerjen e veprave të lartcekura.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është: K. B.   lindur me 1962    m/sh/k

I dyshuari punonte si zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Skenderaj, ka lidhur martesa fiktive në mes të nënshtetasve të RKS-së dhe atyre të BE-së, me ç’rast edhe ka lëshuar certifikata martesore pa prezencën e çifteve martesore. Këto certifikata janë përdorur në Gjermani për rregullimin e lejeve të qëndrimit atje.

Me vendim të prokurorit në PTH – Prishtinë të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz