BallinaDrenica +Drenica KulturëTakim për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit “Adem Jashari" në Prekaz

Takim për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit “Adem Jashari” në Prekaz

Të ngjajshme

Kripa: Sa na duhet vërtet?

Kripa është konsideruar prej kohësh si një nga “armiqtë”...

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Është mbajtur sot takimi konstituiv i Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i themeluar më 15 janar 2019 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin nr. 02/84.

Komiteti që kryesohet nga Gazmend Syla, këshilltar politik i Kryeministrit, ka në përbërjen e vet anëtarë nga disa ministri, Muzeu i Kosovës, Instituti i Historisë dhe ai Albanologjik si dhe përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt, Familjes Jashari dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme është dakorduar rreth metodës dhe dinamikës së punës, si dhe është konfirmuar vullneti i Qeverisë, që ky projekt të përmbyllet sa më parë.

Takimi i radhës është caktuar të mbahet të premten, më 25 janar 2019, ora 14:00 në Prekaz, ku do të bëhet edhe inspektimi i vendit të ngjarjes dhe do të shihet pamja e qartë e situatës momentale të Kompleksit. /Drenica Press/

?
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz