BallinaLajme100 minatorë ngujohen në Trepçë, por janë jashtë rrezikut për jetë

100 minatorë ngujohen në Trepçë, por janë jashtë rrezikut për jetë

Të ngjajshme

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Policia konfirmon vjedhjen në Komoran, i dyshuari u kap teksa fshihej pranë lumit

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e vjedhjes së...

Kosova publikon listën me mungesa të rëndësishme ndaj Sllovakisë

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Franco Foda, ka shpallur...

Kryetari i Sindikatës së Trepçës, Shyqyri Sadiku, e ka konfirmuar për Gazetën Express se brenda minierës së Trepçës kanë mbetur të ngujuar rreth 100 punëtorë.

Siç ka treguar Sadiku, ata gjenden në një thellësi prej 700 metrave, dhe janë jashtë rrezikut për jetë pasi ajrimi është në nivel të mirë.

“Po është e vërtetë. Kanë mbet në minierë. Ka qenë ndërrimi i parë tu i zhvillu punimet.Dhe ka ndodh qysh ka ndodh djegia e trafos kryesore që e furnizon minierën me rrymë. Për momentin janë në minier. Rrezik për jetë nuk ka. Jemi në kontakt, ajrimi është në nivel. Brenda mund të jenë rreth 100 veta. Thellësia në të cilën gjenden është diku rreth 700 metra e lartë, në zonën e 11”, ka thënë Sadiku për Gazetën Express.

Ai ka thënë se janë duke bërë përpjekje që të gjejnë një  mënyrë alternative për ta funksionuar ashensorin dhe për t’i nxjerrë minatorët nga brenda.

“Janë jashtë rrezikut për jetë. Jemi tu punu që me iu bë një zgjidhje aletarnative, derisa të funksionojë ashensori për ti nxjerrë nga miniera”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë lajmin për Express e ka konfirmuar edhe drejtuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla.

Ai ka thënë se situata është nën kontrollë dhe së shpejti do të bëjnë një zgjidhje.

“Po është e vërtetë. Si pasojë e djegies se trafostacionit kryesor minatorët kanë  mbetur të bllokuar në miniër.  Por gjendja është nën kontroll dhe shpejt bëhet zgjidhja përmes trafostacioneve alternative”, ka thëën Syla për Gazetën Express.

Ai ka thënë se ata janë jashtë rrezikut, dhe ajrimi në atë zonë është duke u bërë në vazhdimësi.

“Përndryshe ajrimi është duke u bërë në vazhdimësi. Gjithashtu edhe komunikimi me minator është funksional”, ka përfunduar Syla.

I gjithë ky incident ka ardhur si pasojë e djegies së një trafostacioni që e furnizon minierën e Trepçës me rrymë. Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz