Informata e një qytetarit se disa persona po blejnë lopë të ngordhura e po i bëjnë gati për treg, ka dërguar deri të aksioni i Policisë së Kosovës në gjetjen e 1090 kilogramëve mish të prishur në Pejë, të cilat i blinte njëfar Sali Shkuliqi nga Tërsteniku i Pejës, trasnsmeton Gazeta Metro.
Njësia policore me urdhër të prokurorisë, ka ndjekur njërin të dyshuar, Sali Shkuliqi nga fshati Tërstenik i Komunës së Pejës, ku ka hasur në dy objekte të cilat ishin të mbushura me mish të kafshëve të therura por në gjendje shumë të keqe, pa mirëmbajtje e pa prejardhje në nëntë frigoriferë.
Zyrtari nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi ka treguar se në çfarë kushtesh është gjetur mishi në Pejë.
“Të mërkurën rreth orës 14.30 jemi kontaktuar nga Policia e Kosovës, Stacionit Policor në Pejë, lidhur me një informatë qe kanë pranuar nga një qytetar, se në një fermë është marrë një kafshë e ngordhur. Pas hetimeve qe ka zhvilluar Policia, është gjete vendi dhe i dyshuar. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, kemi kryer inspektim në shtëpinë private të të dyshuarit, në rrugën “Lekë Dukagjini” nr. 179, në Pejë. Në dy objekte të vogla, në oborrin e shtëpisë është hasur në kafshën e copëtuar, si dhe në disa pajisje ftohëse të vjetruara (me korrozion). Aty është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e produkteve të mishit të ngrira, tymosura në kushte jo të mira higjienike”, ka thënë Thaçi, trasnmeton indeksonline.net
Sipas tij, hapësira ku ishte ushtruar kjo veprimtari ilegale ka qenë në gjendje të papranueshme higjienike.
Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatuan se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik
Me këto veprime i pandehuri Sali Shkuliqi dyshohet se si bashkëkryeska kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor.
Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. /gazetametro.net

