back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaBotëAnëtarët e PE-së thirrje britanikëve të heqin dorë nga Brexiti

Anëtarët e PE-së thirrje britanikëve të heqin dorë nga Brexiti

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) i bënë thirrje popullit britanik të heqë dorë nga Brexiti, transmeton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Një ditë para votimit të marrëveshjes Brexit në parlamentin britanik, 129 anëtarë të PE-së kanë publikuar një letër të hapur drejtuar popullit britanik.

“Si miq të vendit tuaj, po ndjekim me shqetësim zhvillimet në lidhje me fatkeqësinë Brexit e cila do të dëmtojë edhe Britaninë, edhe Evropën”, thuhet në letër, ku theksohet se votuesit britanik kanë nisur të rishikojnë vendimin për Brexitin dhe se është rritur mbështetja për rishkuarje në referendum.

Anëtarët e PE-së kanë theksuar se qytetarët britanikë janë pikëlluar nga vendimi për të dalë nga BE-ja, por se vendimi në fjalë duhet respektuar, ndërkohë që kanë paralajmëruar se ndarja pa marrëveshje do të shkaktojë një katastrofë për të gjitha palët.

E mbështesim anulimin e Brexitit

“Nëse Britania vendos të anulojë letrën e Nenit 50 drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, ne si anëtarë të PE-së e mbështesim”, theksohet gjithashtu në letër, e cila i bën thirrje qytetarëve britanikë të rishikojnë vendimin e Brexitit.

“Brexit na dobëson të gjithë ne. Ne duam që ju të qëndroni në BE. Së bashku ne jemi më të fortë dhe mund të ndërtojmë një Evropë më të fortë”, theksohet ndër të tjera në letër.

Ndryshe, ditën e nesërme në parlamentin britanik do të mbahet votimi për marrëveshjen Brexit që qeveria britanike e ka arritur me BE-në, marrëveshje kjo e cila ishte planifikuar të votohej muajin e kaluar, por u shty pasi kryeministrja Theresa May vërejti se nuk do të mund të arrinte shumicën e mjeftueshme. May, e cila këtë javë në parlament ka humbur dy votime kritike në lidhje me Brexitit, vlerësohet se nuk do të arrijë të miratojë as marrëveshjen në parlament.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz