HomeLajmeFamilja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Të ngjajshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.50 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të...

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Vendimet e tij po i hapin rrugë Serbisë në tregun e Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin...

Policia e Kosovës kap të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjermania

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj...

Ishte në kërkim nga Interpoli gjerman, sekuestrohet një veturë në Gjakovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë që rezultonte...

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Presidenti amerikan, Donald Trump feston 80-vjetorin e lindjes të...

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku me Salih Mustafën po mbahen në burgun e Hagës, e ka ngushëlluar Familjen Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Familja Thaçi ka thënë se humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

“E nderuar Familje Mustafa,

Familja Thaçi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj, Jahja Mustafës, babait të Salih Mustafës.

Humbja e prindit është një dhimbje e madhe për çdo familje, e cila bëhet edhe më e rëndë kur përjetohet larg të dashurve dhe në rrethana që nuk mundësojnë praninë afër familjes në momentet e ngushëllimit.

Në këto ditë pikëllimi, familja jonë shpreh solidaritet të plotë dhe ndan dhimbjen me familjen Mustafa, duke shpresuar që drejtësia dhe njerëzorja të mos mbeten të heshtura përballë këtyre rrethanave.

U prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja Thaçi”, thuhet në telegramin e Familjes Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz