back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleDrenasNë Drenas, të gjitha rrugët janë të kalueshme – thonë zyrtarët komunalë

Në Drenas, të gjitha rrugët janë të kalueshme – thonë zyrtarët komunalë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht drejtoresha Lumnije Krapi se bashku me gjithë ekipin, organin mbikëqyrës, menaxheret dhe operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë inspektuar gjitha rrugët në Komunën e Drenasit.

Të gjitha rrugët në Drenas janë të kalueshme, mirëpo tani Operatorët Ekonomik do të vazhdojnë ne hedhjen e kripës dhe zhavorit për të qenë rruga më lehtë e kalueshme dhe të mos ngrihen nga temperaturat e ulëta, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klan Kosova.

Operatorët Ekonomik edhe gjatë orëve të natës kanë qenë ne terren duke bërë pastrimin e borës dhe duke i hapur rrugët.

”Lusim të gjithë qytetarët e Drenasit të cilët kanë kërkesa e ankesa të kontaktojnë në numrat e organit mbikëqyrës;

Në loton e parë Operatori Ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani, që mund ta kontaktoni në këtë numër për kërkesat emergjente, 049 978 949.

Ndërsa loton e dytë është Operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk), Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari, me këtë numër të telefonit 049 978 948.
Drejtoresha e DSHPE –së , Lumnije Krapi fton dhe njëkohësisht falënderon të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me Operatorët Ekonomik të kontraktuar dhe organin mbikëqyrës dhe kërkojmë të jenë të mirëkuptueshëm gjatë kësaj sezone”, transmeton Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz