back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeRexhep Selimi falënderon Metën që nuk e dekretoi Cakajn, thotë se s’do...

Rexhep Selimi falënderon Metën që nuk e dekretoi Cakajn, thotë se s’do të duhej të dekretohej as Besa Shahini

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka cilësuar vendim të duhur mos-dekretimin e Gent Cakajt, si ministër të Jashtëm në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ai ka falënderuar presidentin shqiptar për këtë vendim.

Madje deputeti i VV-së ka thënë se edhe ministrja e Arsimit që u dekretua nga Meta, do të duhej të refuzohej.

“E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura të shquara me dinjitet që do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare që nga Hasan Prishtina e këtej”, ka shkruar Selimi në facebook.

Ai e ka quajtur Besa Shahinin “mbesë të spiunit të UDB-së, Ibush Kllokoqi”.

“A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?  Sa mirë që nuk është më Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë”, shkroi tutje deputeti i VV-së.

Madje Selimi propozoi që për ministër do të ishte “patrioti dhe intelektuali, Murat Jashari”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz