back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeZëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, takon rektorin Dema dhe ligjëron para studentëve të...

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, takon rektorin Dema dhe ligjëron para studentëve të UP-së

Të ngjajshme

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Sot, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, ka vizituar rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është pritur në takim nga rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema.

Dema, në këtë takim, ishte i shoqëruar nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, prof. ass. dr. Dashamir Berxulli, prorektorja për zhvillim dhe cilësi, prof. asoc. dr. Merita Kocinaj – Berisha, dekani i Fakultetit Juridik, prof. dr. Haxhi Gashi, sekretari i UP-së, z. Esat Kelmendi, si dhe këshilltari juridik, prof. Flamur Hyseni.

Dema u shpreh i lumtur për vizitën që z. Wieland ia ka bërë Universitetit të Prishtinës. Ai i informoi vizitorët për rëndësinë dhe progresin që ka shënuar UP-ja, ku theksoi që Universiteti i Prishtinës dhe rrugëtimi i tij janë storie suksesi.

“Ne kemi bërë progres në disa fusha por, mbi të gjitha, kemi krijuar standarde të aplikueshme në mënyrë të barabartë për të gjithë,” tha Dema në këtë takim, ku e potencoi faktin që UP-ja është në proces të transformimit të tij.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti Wieland e falënderoi rektorin Dema për pritjen. Ai tha që është shumë i lumtur, për faktin që krijimi i standardeve zuri vend në fjalën prezantuese të rektorit Dema.
“Prodhoni studentë për t’u punësuar, prodhoni studentë të gatshëm për jetë si dhe të vullnetshëm për të kontribuuar dhe prosperuar,” ishte porosia e z. Wieland për menaxhmentin e universitetit.

Pas vizitës në rektorat, zëvendëspresidenti Wieland e vizitoi Fakultetin Juridik, ku ligjëroi para studentëve të UP-së temën me titull “Bashkimi Evropian – dje, sot, nesër”. Ligjërata u pasua me diskutim të hapur me studentë për çështje me interes për vendin.

Wieland, përveç funksionit si zëvendëspresident në Parlamentin Evropian, ka përvojë të gjerë në fushën e ligjit, teksa është edhe anëtar i Komitetit të Peticioneve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz