BallinaLajmeMinatorët e Trepçës në grevë kërkojnë rritjen e pagave për 20%

Minatorët e Trepçës në grevë kërkojnë rritjen e pagave për 20%

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë të përgjithshme edhe në ditën e dytë, në shenjë pakënaqësie për indiferencën e institucioneve përgjegjëse të Kosovës.

Minatorët kërkojnë rritjen e pagave 20 për qind, mos pranimin e punëtorëve pa konkurs dhe takim me Bordin e Trepçës.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqëri Sadiku, ka thënë për KosovaPress greva e përgjithshme do ët vazhdoj derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Kërkesa e parë është rritja e pagave për 20 për qind, të mos bëhet pranimi i punëtoreve pa konkurs, minatorët kërkojnë që Bordi i Trepçës të vjen në Stantërg para minatorëve, përndryshe ne nuk e njohim atë Bord. Edhe kërkesa e katërt është të realizohen kërkesat e grevës së pezulluar më 13.07.2018. Ende nuk na ka vizituar asnjë zyrtarë qeveritar. Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka jemi munduar me marr ne telefon, nuk po e hap telefonin. Bordi nuk po përgjigjet pozitivisht. Bordi është formuar qe tetë muaj, por asnjë herë nuk është dalë para minatorëve për t’i parë kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohen minatorët”, ka thënë Sadiku.

Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e Këshillit grevist do t’i përkrah sindikata. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz