BallinaLajmeAutoritetet serbe ndalin në Merdare zëvendësministrin, reagon ashpër Haradinaj

Autoritetet serbe ndalin në Merdare zëvendësministrin, reagon ashpër Haradinaj

Të ngjajshme

Një dekadë histori: Futbolli i Kosovës feston anëtarësimin në UEFA e FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin...

Aksident i rëndë në Durrës, dy fëmijë humbin jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë...

Sulmet ruse vrasin 10 persona, Zelensky thotë se Ukraina godet cisterna nafte

Sulmet me dronë dhe raketa ruse në Ukrainë kanë...

Gabon Jashari, Berardi i jep epërsinë Sassuolos ndaj Milanit

Sassuolo ka shënuar golin e epërsisë ndaj Milanit. Është Domenico...

Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ndalimin e nënkryetarit të Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic, në pikën kufitare në Merdare, raporton Gazeta Blic.

Haradi naj, përmes një shkrimi në Facebook u ka bërë ftesë autoriteteve serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët sipas tij, duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës.

“Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës
Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe”, ka shkruar ai.

Ka shtuar se “Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë” përfundon shkrimin e tij Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz