back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNjë grua e vdekur dhe shtatë persona të lënduar në aksidentin në...

Një grua e vdekur dhe shtatë persona të lënduar në aksidentin në Podujevë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Sot në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, një grua ka ndërruar jetë

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ku tri vetura janë aksidentuar në mes vete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tetë persona ndërkaq një prej tyre nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njëri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti

Ndërkohë personat tjerë që kanë pësuar lëndime janë dërguar për tretman mjekësor. /GazetaExpress

Foto arkiv



Të Fundit

Sport

ShowBiz