back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKëto janë dy punëtoret e Bankës që vdiqën mbrëmë në aksident |Foto

Këto janë dy punëtoret e Bankës që vdiqën mbrëmë në aksident |Foto

Të ngjajshme

Manaj pritet si “hero” nga tifozët pas rikthimit të tij te Sivasspori

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka bërë rikthimin e tij...

Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin...

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Një aksident i rëndë u mori jetën dy femrave, njëra punëtore dhe tjetra praktikante në Bankën TEB, natën e mbrëmshme. Aksidenti ndodhi në rrugë Prishtinë-Ferizaj, derisa po ktheheshin nga ndeja e fundvitit, raporton gazetametro.net.

Gazeta Metro mëson se bëhet fjalë për Kaltrina Hotin (31 vjeçe) dhe Learta Sopjanin (23 vjeçe).

Lajmin për vdekjen e tyre ka konfirmuar për Gazetën Metro edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se dy pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe në vend ngjarje kanë ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Pasat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë.

Dy nga pasagjerët nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kanë ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë nga QKUK, për Metron, kanë bërë të ditur se edhe shoferi dhe një pasagjer tjetër, janë në gjendje shumë të rëndë.

“Të dy ata janë pavetëdije dhe Në gjendje të rëndë”, ka thënë për Metron, Nerxhivane Halimi , Specialiste e Mjekësisë Emergjente.

Të Fundit

Sport

ShowBiz