back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeFlet motra e policit të vrarë, demanton shkrimet për Kadri Veselin!

Flet motra e policit të vrarë, demanton shkrimet për Kadri Veselin!

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Afërdita Demaj, motra e policit që u vra të enjten në Istog, në një reagim në profilin e saj në Facebook, ka njoftuar se dikush është munduar t’ia keqpërdor emrin e saj dhe të shkruaj mesazhe përçarëse për krerët e shtetit

“Unë motra e vetme e Izet Demaj, Afërdita Demaj. Të nderuar vëllezër gjithkah kah jeni, të nderuara media të Kosovë, sapo kuptova që më është keqpërdorur afërsia ime me vëllain tim dhe në emër timin kanë shkuar mesazhe përçarës për udhëheqësit tanë”, ka shkruar Afërdita.

Ajo ndër të tjera ka falendëruar të gjithë ata që po i përkrahin në këto momente të vështira për familjen.

“Në gjithë këtë dhembje që po e përjetoj, ju falënderoj të gjithëve që na rrini afër dhe dërgoni mesazhe mbështetëse dhe inkurajuese”, ka shtuar ajo.

“Unë ndjehem krenare që pata një vëlla që i doli zot atdheut kur pati nevojë dhe këtë e dëshmoi edhe dje se Kosova ka shtet dhe forca mbrojtëse. Ju lus që ta kuptoni drejt se vëllau im ra në mbrojtje të së drejtës dhe sigurisë, askush në botë s’ka të drejtë që të mbjell përqarje dhe urrejtje në emër të tij. Ai e dashti këtë shtet me të mira e të këqijat që ka, për ta çrrënjose të keqen u flijua. Lavdi dhe falendërim për të gjithë ju që na qëndroni afër dhe kuptoni dhimbjen për Izetin tonë”, ka përfunduar motra e policit tashmë të ndjerë.

Izet Demaj ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës, pas plagëve të marra si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri me një hajn i cili po tentonte të grabiste një bankë në qytetin e Istogut.

Sot në familjen Demaj, kanë qëndruar për ngushëllime disa prej krerëve të shtetit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz